• |
ide | kryesore

Policia e Tiranës me dorë të hekurt, arreston 32 shoferë dhe vendos mbi 1600 gjoba këtë javë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



32 shoferw tw arrestuar, mbi 1600 gjoba dhe 113 patenta tw hequra. Kwto janw ndwshkimet qw policia rrugore e Tiranws ka marrw ndaj shoferwve me shkelje.

Detaje nga policia: 

Policia Rrugore e Tiranës gjatë javës që lamë pas, organizoi shërbimet, duke u përqendruar në evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që janë rrezik potencial për sigurinë e jetës në rrugë.

Në këtë kuadër, përgjatë një jave u arrestuan dhe u proceduan penalisht 32 persona, për shkelje të ndryshme të kryera.
Janë ndëshkuar me masë administrative 1174 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

496 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera, të ndryshme janë ndëshkuar 1666 drejtues mjetesh.

Janë pezulluar 113 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 618 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve. Janë hequr 2 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës.



2 Comments

  1. Keta arresto e ve gjoba pa frere dhe aksidentet shtohen me shume . Nuk ka ardhur koha te beni nj analize serioze pse ndodh ky fenomen absurd ? Shikoni se ku qendron problemi dhe jo te vini gjoba per te marre ju rrogat . Mire krizat e palloshit por edhe keto artificialet e policise nuk durohen me .

    1. cfare thua o ker me zile, se veten ne shqiperi beheni luane ju kurse me policit e botes pula, edhe jo pula qe bejne kuja kua, por qe rini urte edhe beni edhe dy veze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *