• |
ide | kryesore

Rama kërkon të kompleksojë Jorida Tabakun: Granofin e keni bërë dhe kumbar të djalit a të vajzës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama i kërkoi opozitë të votojë projektligjin për menaxhimin e Butrintit. Gjatë debatit me Jorida Tabakun, Rama kërkoi me insistim të dijë prej saj se pse nuk e voton.

Rama: Se kemi me Fondacionin? Me kë e keni? Po gjithë ato thashetheme që u bënë në komisionet parlamentare deri sot, jo nga të gjithë, me këtë e kishit? Çfarë pune keni që përgojoni një nga arkeologët më të famshëm të botës? Për çfarë e përgojoni dhe përgojoni si mikun tim. Unë jam shumë krenar ta kem mik por që ta dini ju ai ka qenë për vite të tëra këshilltar i princit Charles për arkeologji. Kur ka ardhur në fillim dhe unë e kam njohur Richard Hodges në Butrint, ishte këshilltar i princit Charles. Pse e përgojoni? Vjen këtu ai për të vjedhur! Çfarë do vjedhë? Pse gjithë njerëzit kur bëjnë një punë të mirë e bëjnë se duan të vjedhin? Kështu ju ka mësuar partia ju?

Pse nuk thoni me ligjin jemi dakord, pse jeni kundër? Pse se votoni ligjin për Butrinti meqë nuk keni gjë me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan, nuk keni gjë me Michael Granof, i keni dhënë dhe nënshtetësi shqiptare, e keni bërë dhe kumbar të djalit a të vajzës. Votoni ligjin për Butrintin. Zonja Tabaku pse nuk voton ligjin ti, çfarë ke me ligjin konkretisht? Pse e bëtë shqiptarë, ta fusnit në klubin e të korruptuarve? Pse u bë kumbari i vajzës, apo që të vidhnit bashkë? Nëse e keni me heqjen nga parku të një zone ajo nuk ka lidhje me ligjin, për atë vazhdojmë më tutje. Por për ligjin dhe parkun e Butrintit pse nuk votoni? Nuk ju pëlqen modelin, cilin model? Modeli që ju pëlqente ju ishte llahtar, lemeri.



6 Comments

    1. E vertete , hajdut dhe antishqiptar i ketille ketij vendi nuk ka per ti ardhur me shekuj . Nese rama nuk burgoset nuk ka per te patur paqe per shqiptaret .

  1. Shite gjithçka per te mbushur xhepat , ndertove nje shtet te tere fasad dhe antiligjor per xhepat e tu . Historia me siguri apsolute do te ndeshkoje , gjithmone nese nuk do te japin me pare gijotinen shqiptaret .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *