• |
ide | kryesore

Shiste drogë, i riu shqiptar arrestohet në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme

Arrestohet një 33-vjeçar shqiptar për tregtim të lëndëve narkotike pasi u kap në flagrancë duke e shitur atë.

Në momentin e arrestimit 33-vjeçari ka qenë duke shpërndarë dy qeska me nga dy gram kokainë. Pas kontrollit në banesë iu gjetën edhe 11 gramë kokainë, peshore dhe materiale për paketimin e lëndëve narkotike.


Në fillim 33-vjeçari shqiptari është mbajtur nën arrest shtëpie ndërkohë do të vazhdojë gjyqi në Prokurorinë Publike pranë Gjykatës së Larinos.

Nga ana tjetër, blerësi është proceduar penalisht në gjendje të lirë për mbajtje të lëndëve narkotike për përdorim personal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.