• |
ide | kryesore

Shpërthimi pranë një pike gazi në Durrës, plagosen 2 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi pranë një pike gazi në Durrës. Ngjarja u shënua rreth orës 11:00 në lagjen nr.14 Durrës. Mësohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombël gazi.

Personat e plagosur, 25 dhe 41 vjec, janë punonjës pranë pikës së shitjes së gazit. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ku fatmirësisht mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *