• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Veri të Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Rudinë të Zveçanit, në Veri të Kosovës.

Mësohet se të shtënat janë dëgjuar gjatë një aksioni të policisë së Kosovës në doganën në Rudinë të Zveçanit. Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Mitrovicës Besim Hoti, i cili bën me dije se nuk ka të lënduar.

“Sot, policia ka asistuar në një aksion të Doganës në Rudinë të Zveçanit. Aty janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Nga ky rasti nuk ka të lënduar. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po kryen shikimin e vendit të ngjarjes. Ajo zonë është malore dhe nuk e dimë nëse cak kanë qenë policia”- tha Hoti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *