• |
ide | kryesore

Trajneri i Feyenoord drejt finales së Tiranës: “Mourinho të fut frikën, por jemi të fortë e duam kupën”

-Instant, Sport



Roma do të luajë të mërkurën, në Tiranë, finalen e Conference League me synimin për të hequr pluhurin nga kabineti i trofeve, por përballë do të ketë një Feyenoord të vendosur për të prishur festën e verdhekuqve. Trajneri holandez Arne Slot i frikësohet mbi të gjitha faktorit Mourinho. “CV e tij është gjithashtu të fut në kompleks, edhe sepse Mourinho ka fituar shumë finale, por ne duhet të fokusohemi mbi të gjitha te ekipi i tij, taktikat dhe mënyra se si ai luan, pavarësisht se sa finale ka fituar. Roma di të luajë mirë ndeshjet e rëndësishme dhe kjo u pa veçanërisht në fazën eliminatore”, tha ai për faqen e internetit të UEFA-s.

“Vetëm skuadrat më të mira shkojnë në finale, kështu që është logjike që ne të përballemi me një të fortë, por e njëjta gjë vlen edhe për Romën: edhe ata do të duhet të përballen me një kundërshtar të fortë”, shtoi ai. Por çfarë formacioni është Feyenoord? “Ne jemi një skuadër me një mentalitet sulmues që na pëlqen të kemi shumë topin në zotërim dhe të luajmë me intensitet – u përgjigj ai -. Kur nuk kemi zotërimin, duam ta fitojmë atë sa më shpejt që të jetë e mundur duke bërë presing në mënyrë agresive. Mendoj se jemi një skuadër e vështirë për t’u mposhtur, ky grup ka cilësitë për të fituar trofe, nuk ia dolëm të fitojmë kampionatin apo kupën, por kemi ende një mundësi unike në Evropë. Djemtë duhet të kuptojnë se kjo skuadër ka potencial për të fituar diçka dhe ne do të duhet ta dëshmojmë atë më 25 maj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *