• |
ide | kryesore

Zbardhet ngjarja e Kombinatit/ 60-vjeçari u plagos nga një polic i dehur i FNSH-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Murteza Lika, 60-vjeçari që u plagos mbrëmjen e sotme në Kombinat është qëlluar me armë zjarri nga një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Mësohet se efektivi i policisë me iniciale L. Gj. është shoqëruar nga kolegët e tij, ndërsa në momentin e ngjarjes ka qenë në gjendje të dehur.

Dyshohet se 60-vjeçari ka qenë i ulur në një kafene në anë të rrugës dhe më pas është parë nga banorët e zonës duke ecur zvarrë për shkak të plagës që ka marrë në këmbë.

Mbrëmjen e sotme një tjetër ngjarje e rëndë me protagonistë dy efektivë policie ndodhi në ambientet e Komisariatit nr. 3 në Tiranë.

Polici Ludian Zaimi qëlloi me armë zjarri kolegun e tij Çaush Saliasi me armën e shërbimit ndërkohë që ky i fundit ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.



4 Comments

  1. Ky eshte modeli i rekrutimit te punonjesve ne administraten publike dhe private.Me parimin o burra kush jep me shume dhe pa pervoje dhe pa trajnim.Ne cdo sektor qofte dhe me “banale” ore edhe tek fatorina ne qarkullimet urbane”njerezit qe rekrutohen duhen trajnuar dhe atehere po mund……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *