• |
ide | kryesore

17 mln dollarë, kreu i ushtrisë shqiptare shpjegon ndihmën e SHBA (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Bajram Begaj thotë vendi i tij është në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara përsa u takon aftësive mbrojtëse dhe ndihmës për Ukrainën.

Pas një takimi në Pentagon me Shefin e Shefave të Shtabit të Bashkuar të Ushtrisë amerikane, Mark Milley, gjenerali Begaj tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë së fundmi 17 milionë dollarë për ushtrinë e Shqipërisë.

Zyra e gjeneralit Milley tha se në takim u diskutua për agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe përgjigjet e Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Gjenerali Begaj foli në intervistën me kolegen Keida Kostreci edhe për blerjen e raketave Javelin dhe tha se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj për stabilitetin në rajon./ VOA



4 Comments

  1. Ky qënka ufo nuk di që Javelin janë sisteme anti-tank dhe jo anti-ajrore. Këtë e di çdokush që ka marrë informacione elementare për luftën në Ukraine. Përveç kësaj ky nuk di të flasë ‘po marrim produkte ushtarake’ sikur po i japin brekë ushtarësh jo ato quhen armë dhe municione.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *