• |
ide | kryesore

4 të rinj bien nga shkëmbi, 1 i vdekur dhe dy të plagosur

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Katër të rinj kanë rënë nga një shkëmb buzë oqeanit në jug të Kalifornisë natën e djeshme, njoftuan autoritetet, duke shtuar se një djalë humbi jetën e dy vajza u plagosën rëndë.

Një person i katërt që pësoi plagë të lehta kishte arritur të ringjitej në shkëmb dhe njoftoi një oficer policie që kalonte në zonë.

Një 25-vjeçar nga Los Angeles vdiq në vendngjarje, ndërsa dy vajza u dërguan në spital me helikopter, ku gjenden në rrezik për jetën.

Pamjet televizive tregonin helikopterë të zjarrfikësve të Los Angeles që ngrinin një prej viktimave sipër shkëmbit ndërsa policia tha se po heton ngjarjen si një aksident.

25-vjeçari i mbijetuar Vincent Avila nga Los Angeles, u shtrua në spital me disa brinjë të thyera, raportonte rrjeti KNBC-TV .

“Kjo është një mrekulli,” tha nëna e tij Irma, e intervistuar nga mediat.

Djali i saj tha se katër miqtë kishin shkuar mbrëmjen e të dielës te shkëmbinjtë për të qëndruar së bashku.

Një nga vajzat më pas kishte shkuar në tualet rrëzë shkëmbit ku kishte rrëshkitur e ishte rrëzuar. Tre të tjerët ishin afruar buzë shkëmbit për të kërkuar miken e tyre por ranë edhe ata në errësirë.

Shkëmbinjtë Palos Verdes ndodhen në gadishullit me të njëjtin emër në jug të Los Angeles. Një humnerë e gjatë 91 metra mbi oqeanin paqësor vijon në gjatësinë e tyre.

Zona është e njohur për aksidente të ngjashme gjatë viteve madje dhe për vetëvrasje.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *