• |
ide | kryesore

Allegri provokon Pogba: “Nuk kthehet sepse ka frikë të më sfidojë në… basketboll”

-Instant, Sport



Paul Pogba konsiderohet shumë afër kalimit te Juventus, por Massimiliano Allegri, trajneri që e ka parë të rritet në performancë, e anashkalon faktin e madje provokon mesfushorin për rikthimin e tij të mundshëm në Juventus. “Pogba sigurisht që nuk kthehet sepse ka frikë të më sfidojë në basketboll. A mendonte: ‘ky mendon më parë me këmbë e pastaj me duar’, u largua për këtë arsye…”, tha trajneri toskan në një intervistë me Dazn, duke kujtuar sfidat e shumta personale me “Oktapodin” pas stërvitjes.

Duke lënë mënjanë shakatë e teknikut, Juventus po punon seriozisht për të rikthyer Pogba në Torino dhe bisedimet me stafin e francezit duket se janë në rrugë të mbarë. Në orët e fundit ka patur një sondazh nga Real Madrid, i cili prej kohësh është interesuar për mesfushorin e United dhe është rikthyer në lojë pas “jo”-së së Mbappe, por për momentin bardhezinjtë kanë një avantazh të qartë, edhe me vullnetin e vetë lojtarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *