• |
ide | kryesore

Amber Heard rikthehet në Aquaman 2, shkak Jason Momoa

-Instant, Paparazzi, Slider



Producentja Kathryn Arnold mori qëndrimin të hënën si dëshmitare e Heard gjatë gjyqit të saj në vazhdim kundër ish-bashkëshortit Johnny Depp.

Gjatë dëshmisë ,ajo tha se roli në film supozohej të ishte ngritja e saj në karrierë, por pohoi se aktorja pothuajse u përjashtua nga “Aquaman 2” për shkak të problemeve me Johnny Depp.

Arnold tha më tej se arsyeja e vetme që Heard e mbajti punën e saj ishte sepse Momoa  dhe regjisori James Wan “u përkushtuan ndaj saj” dhe ishin “të bindur” që ajo të ishte në film.Aktorja dyshohet se stërvitej pesë orë në ditë për disa muaj përpara se të mësonte nga një kostumografe se pjesët e saj ishin shkurtuar.

Producentja tregoi se Amber do të kishte ” disa sekuenca të shkëlqyera aksioni” përpara se skenat e saj të veprimit të “reduktoheshin”. Ajo dëshmoi gjithashtu se, gjatë pesë viteve, Heatd mund të kishte bërë 4 milionë dollarë për film, megjithëse mund  edhe të arrinte deri në 20 milionë dollarë.

Të enjten, agjentja e aktores, Jessica Kovacevic, zbuloi se asaj iu tha se roli pothuajse ishte riformuluar për shkak të “mungesës së kimisë” me Momoa-n, por personalisht besonte se kishte të bënte me reputacionin e saj të keq.

Që nga fillimi i gjyqit, më shumë se 4 milionë fansa të Depp janë mbledhur për të nënshkruar një peticion duke kërkuar largimin e Heard nga filmi./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *