• |
ide | kryesore

Analiza e DW/ Dendias kërcënon Shqipërinë nëse ngre çështjen çame

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nikos Dendias zhvilloi në Tiranë bisedime me Olta Xhaçkën, ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe me kryeministrin Edi Rama. Sipas një deklarate për mediat nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme temat kryesore të bisedimeve me homologen shqiptare ishin marrëdhëniet dypalëshe, heqja e ligjit të luftës dhe çështja çame.

Ministri i jashtëm grek Dendias iu përgjigj me kërcënime vullnetit të ministres Xhaçka për të “filluar diskutime për çështje të sado të vështira të trashëguara nga historia dhe nga periudha tragjike e Luftës së Dytë Botërore si abrogimi i ligjit të luftës apo çështjet e të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të njeriut të komunitetit çam.”

Për Dendias “çështja çame nuk ekziston”

“Nuk duhet të krijohen çështje që nuk ekzistojnë, sepse kjo do të çonte në pasoja me nivele të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin e Shqipërisë në Evropë,” iu kundërpërgjigj ai ministres Xhaçka.

Autoritetet e Shqipërisë e kanë ngritur vazhdimisht, në takimet ministrore, nevojën për t’i kthyer komunitetit çam pasuritë dhe pronat e tyre të lëna në Greqi, pas Luftës së Dytë Botërore, kur ata iu nënshtruan një shpënguljeje të detyruar nga autoritetet greke të kohës.

Pro heqjes së ligjit të luftës deri tani me deklarata

Ministri Dendias vijoi qëndrimin aprovues dhjetravjeçar të qeverive greke për abrogimin e ligjit të luftës me Shqipërinë, që hyri në fuqi në vitin 1941, kur Musolini sulmoi Greqinë nga territori i pushtuar i Shqipërisë.

“Është diçka nga e cila duhet të shkëputemi dhe të bashkëpunojmë që pikat historike për abrogimin e tij të përmbyllen sa më shpejt,” citohet në deklaratën për mediat të ketë thënë Dendias të hënën në Tiranë.

Që nga viti 1985 kur Ministri i Jashtëm i atëhershëm i Greqisë, Karolios Papulias, vizitoi Shqipërinë për herë të parë pas vendosjes së ligjit të luftës në vitin 1941 dhe foli për herë të parë për heqjen e tij, gjatë pothuajse 4 dekadave, politikanët grekë deklarojnë se dëshërojnë të heqin ligjin e luftës me Shqipërinë. Por kjo dëshirë edhe sot e kësaj dite ka mbetur në nivelin e deklarimeve.

Në një intervistë për DW, Glevin Dervishi, ish-diplomat ne Ministrinë e Jashme dhe ish-anëtar i grupit negociator të palës shqiptare për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve, theksonte që “abrogimi i Ligjit të Luftës me Shqipërinë do të çonte në akte të tjera juridike, për të përcaktuar mënyrat dhe mekanizmat sesi shteti dhe qytetarët e Shqipërisë do t’u drejtohen institucioneve dhe organeve, të përcaktuara nga autoritetet greke për të provuar pronësinë e tyre dhe fituar të drejtën e marrjes së saj, në bazë të dokumentash zyrtare që disponojnë.”

Në fund të tetorit të vitit 2020, kur Dendias vizitoi Tiranën, ai e cilësoi Ligjin e Luftës në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama “anakronizëm” .

Në vizitën e tanishme në Tiranë, ai nuk sqaroi nëse në dy vitet e fundit është ndërmarrë ndonjë hap konkret për abrogimin e tij. Abrogimi i ligjit të luftës mes dy vendeve fqinjë, përtej deklaratave, bëhet me dekret presidencial.

Kompromis për ndarjen e detit Jon

Burimet zyrtare nga Ministria e Jashtme citojnë ministren Xhaçka të ketë thënë të hënën (23.05) se “Shqipëria konfirmon përsëri vullnetin për kërkimin e një kompromisi për ta referuar çështjen tek një palë e tretë gjyqësore, siç është Gjykata Ndërkombëtar e Drejtësisë” në Hagë.

Ndërsa ministri i Jashtëm grek, Dendias, ka theksuar “rëndësinë që ka përshpejtimi i hapave për të përmbushur pjesën teknike në mënyrë që të depozitohen sa më shpejt dokumentet në gjykatë”.

Sipas rregullave të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë palët në gjyq duhet të përcaktojnë paraprakisht mosmarrëveshjet mes tyre për të cilat i janë drejtuar kësaj Gjykate.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë

Ne tetor të vitit 2020, në vizitën e tij në Tiranë, Dendias deklaroi që “Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord që mosmarrëveshjet mes tyre për kufijtë detarë, në Detin e përbashkët Jon, t’i zgjidhë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me seli në Hagë. Kryeministri Rama e cilësoi “të pakontestueshëm vendimin e kësaj gjykate dhe një mundësi “për të vendosur pikat mbi i në bazë të ekspertizës dhe së Drejtës Ndërkombëtare të Detit”. Mosmarrveshjet nuk janë publikuar nga palët.

Në njoftimet e ministrit të Jashtëm Dendias dhe kryeministrit Rama lidhur me përmbajtjen e bisedimeve mes tyre nuk përmenden çështjet e nxehta të sipër përmendura.

Për bisedimet me Dendias, Rama shkruan në median sociale “që ishte një bisedë të frytshme për çështje me interes që bashkojnë popujt tanë.” Ndërsa Dendias thekson se “në qendër të diskutimeve me kryeministrin Rama ishin marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva evropiane e Shqipërisë dhe zhvillimet rajonale.”/ DW



20 Comments

  1. SPAK-un e ka në kontroll Berisha me Metën. Po të shohësh edhe veprimtarinë e vetë po e përqendron në gjëra dytësore dhe po u lë fushën e lirë që të kalojnë afatet dhe të harrohet krimi real i atyre që janë maja e piramidës. Fakti që vetëm atyre nuk po u afrohet, kur ata kanë kryer krimet më të mëdha bën që të bjerë besueshmëria në popull.

  2. Gazetat sot i nxjerrin lajmet sic duan vete. Mjafton te kete nje marredhenie te mire mes dy paleve qe edhe Shqiperia te futet ne BE

  3. po ca kercenimi ka bere ai o gazete pa lidhje.Mos nxirr lajme per te fituar vemendje.Ata kane biseduar per nje marreveshje qe i favorizon te dyja vendet dhe nuk jane kercenuar me njeri tjetrin.Shqiperia duhet te krijoi marredhenie sa me te mira me te gjitha vendet sepse vetem te bashkuar mund te ecim perpara

  4. Ne i duam tokat came por seshte momenti per perplasje sepse e jemi shume afer integrimit ne Be.Duhet te kemi marredhenie sa me te mira me te gjithe vendet nese duam te ecim perpara.Nese greku na ka kercenuar atehere ne do rikujtohemi perseri per tia kthyer kercenimin

    1. Ti per partine shet jo vetem tokat Çame por gjithe shqipeine , perfshire edhe bythen tende mavi.
      o kurva noll se lat nam me keto komente idiotesh , boll u lepite , boll u zvarritet

  5. Mos flisni kot e te nxirrni lajme jo te verteta sepse ne e shohim se sa ka ndryshuar Shqiperia qe kur ne krye te vendit ka ardhur zoti Rama.Na ka nxjerre nga erresira qe na kishte lene Saliu dhe me e rendesishmja eshte qe mban marredhenie te mira me cdo vend te botes !Me Edin perpara ne BE🇪🇺🇦🇱!

  6. O gazet kazan ca kercenimesh thua. Sigurisht qe esht mire mos kete percarje e konflikte ne te mire te shqiperise e rrugtimit te saj ne BE

  7. Rama ka zgjedhur studion ligjore te znj. Chaire Blair, ish gruaja e Tony Blair, Omnia Strategy, per mbrojtjen e Shqiperise ne Gjykaten e Hages, mbi kufirin detar me Greqine.

    Mos kini merak se e fituam tashme edhe detin, por edhe pronat e çamëve ne Greqi….

    Me kete Keshilltare te Rames, qeveria ka humbur radhë disa gjyqe e shqiptaret duhet te paguajne tani e tutje…

  8. Bota lufton per detra e territore, kurse shqiptareve u mjafton te futen ne negociata nja 20 vjet e t’ia mbathin neper BE.

    Jemi keshtu sic na shohin bota e jo sic na duket vetja, ndaj kane 30 vjet qe tallen me Shqiperine.

  9. Cjan kto kercenime qe tjomi kot. Lexojm lajme qe te informohemo dhe jo te mbushemi me genjeshtrat tuaja . Zor tju vi

  10. E verteta eshte e hidhur,por ju mavite e dreqit,kur s’keni nga tia mbani,fajsoni portalin.
    Jeni msuar me lajmet e enverit e me pas te edverit,por ky eshte realiteti i hidhur.Kaloni matane,nga meroleshi,apo u merzitet aty,pa variacion.
    Pika qe sju bie se na e shpifet.
    Te njejtat fjale perhere,as mundohet fuga te behet me krijues,te pakten te kene ndopak kuptim komentet,por ç’pret nga mavite,talenti tyre i vetem eshte zhvatja dhe demagogjia per ta bere zhvatjen te ligjshme,gati virtyt.
    Fatkeqsi e madhe rendon mbi kte vend te uzurpuar nga horrat qe snjohin kufi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *