• |
ide | kryesore

Arben Kraja: Ka korrupsion në gjithë fushat e strukturat. Prioritet hetimi i zyrtarëve të lartë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i SPAK, Arben Kraja, duke raportuar në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, tha se korrupsioni është i përhapur në gjithë fushat e strukturat.

Sipas kreut të Prokurorisë së Posaçme, prioriteti i punës së hetuesve ka qenë përveç krimit të organizuar, “edhe korrupsioni, në nivelin e zyrtarëve të lartë, pastrimin e parave”.

Pyetje: A ka korrupsion, a ka pastrim parash? Si është perceptimi?

Kreu i SPAK Arben Kraja: Nga perceptimi yne si profesionist, nga ajo që shohim ne përditë padyshim që ka korrupsion, në gjithë fushat e ne te gjitha strukturat, ka pastrim parash.

Janë fenomene që e shoqërojnë shoqërinë shqiptare për një kohë të gjatë e padiskutim që duhet punë e madhe për t’i luftuar dhe duhet një koordinim i gjithanshëm se nuk mund të bëhet as nga një strukturë apo dy, por nga gjithe shoqeria por secili duke zbatuar detyrat që i ngarkon ligji.

Ne si SPAK kemi pasur prioritet te pakten pjesën e hetimit përveç krimit të organizuar, por edhe korrupsionin, zyrtarët e nivelit të lartë, pastrimin e parave. Ne raportin vjetor ka shifra konkrete te numrit te denimeve qe jane rritur, e jane ne rritje ne menyre te vazhdueshme.



2 Comments

  1. Nuk ka korrupsion por grabitje me dhune dhe me ligje apostafat per te grabitur . Po nuk u bene shembuj me dhjetra ‘pezzo grosso” nuk do te te marre njeri seriozisht . Ka aq grabitje por aq grabitje saqe do te duhet te ndertoheshin minimalisht ne çdo qytet nga dy burgje te reja .

  2. Ky bythqiri kraja eshte nje buburrec i dordolecit Salih Ram Berisha Te dy jane katunare dhe komshinj ne Gjirin e Lalzit Te dy kane vjedhur shume dhe mbajne njeri tjetrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *