• |
ide | kryesore

“Arritëm në Shqipërinë e bukur”: Feyenoord mbërrin në Rinas, Slot kërkon të ruajë pathyeshmërinë

-Instant, F1, Sport



Për finalen e Tiranës numërimi në të kundërt ka filluar e në Rinas ka mbërritur edhe skuadra e parë finaliste. Hollandezët e Feyenoord kanë shpejtuar të shfaqin prezencën e tyre në kryeqytetin shqiptare me anë të një postimi në “Tëitter”: “Arritëm në Shqipërinë e bukur”.

Feyenoord ka rezervuar vendin e tyre në finalen inauguruese të Conference League, pas një beteje në gjysmëfinale me Marsejën dhe tani po synon të kompletojë katër fitore në po aq finale europiane – tre të mëparshmet i kanë parë hollandezët të sjellë një trofe në shtëpi në Roterdam. Fitoret në 1970 në finalen e Kupës së Europës kundër Celtic dhe në Kupën UEFA të 1974 dhe 2002, krijuan reputacionin e klubit holandez si një emër për t’u respektuar në garat kontinentale. Duke i udhëhequr në finalen e Conference League, në fushatën e tij të parë në De Kuip, trajneri Arne Slot ka rikthyer një shije të lavdive të dikurshme, pasi ka impresionuar duke krijuar një ekip plot energji, intensitet dhe shumë gola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *