• |
ide | kryesore

Deputetja e PD: Kush vendosi banderolën e Murinho do shkojë në Prokurori

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputetja e PD-së Flutura Açka thotë se është shkelje ligjore vendosja e banderolës së trajnerit portugez të Romës, Jose Mourinho në fasadën e Universitetit Politeknik të Tiranës.

“Kush ia jep të drejtën e kësaj shkeljeje ligjore? Kjo fasadë është pronë publike dhe Stadiumi Shqiptar dhe asetet publike, duhet të jenë neutrale në ndeshjen e nesërme.

Kush e ka bërë këtë shkelje, kush ka urdhëruar për këtë, duhet të përballet me ligjin. Në shtëpinë e tij, në ballkonin e tij, në rradaken e tij, në injorancën e tij, kushdo mund të bëjë tifo për kë të dojë, por të përdorësh hapësirat publike nē këtë formë, është e dënueshme” – shkroi deputetja e PD-së.

“I bëj thirrje Ministres së Arsimit, zonjës Kushi, Federatës së Futbollit, Rektoratit të Universitetit dhe Bashkisë Tiranë të mos e shkelin rregullin bazë të neutraliteit në institucionet publike.

I bëj thirrje Prokurorisë së Tiranës të nisë menjëherë hetimet për shkelësit e ligjit dhe abuzantët të veshur me pushtet. Mos e bëni pis ende pa filluar festa! Ai poster duhet të hiqet menjëherë dhe është një turp kombëtar për këdo që ka urdhëruar të vendoset aty!” – shkruan deputetja e PD-së. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Fiton fusha e futbollit dhe jo foto ,,veni me foto kudo ska na ite keqe ca njerzish paskeni qene ,dhe me fotot mereni ,jemi komshijte me te afert te italioneve duhet te jemi me shpirt e zemer me romen dhe jo me flutura picken me ate fytyre qe te vjen per te vjedhe shkrimtare pa dinjitet,,,meret me fotot e morinjos dhe smeret me foton e saj,,,me falni per fjalorin,,por….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *