• |
ide | kryesore

Fansja e prek në pjesët intime, rrjeti shpërthen në mbrotje të Blanco: Ngacmim seksual!

F1, Paparazzi



Performanca e fundit në koncertin e Radio Italia Live në Piazza Duomo në Milano është shoqëruar me shumë diskutime, jo për muzikën, por për atë që ndodhi në skenë. Këngëtari Blanco, fituesi (bashkë me Mahmood) i Festivalit të fundit të Sanremos, u përball me një incident në skenë. Ndërsa ai performonte, duket dora e një vajze që fillon ta prekë pikërisht mes këmbëve, në pjesët intime, siç tregohet në një video të postuar në TikTok.

Videoja u bë menjëherë virale dhe hapi debatin: Çfarë do të kishte ndodhur nëse në skenë do të ishte një këngëtare vajzë dhe ajo dora e një burri?

Shumë veta theksojnë se ajo që ka pësuar Blanco është një ngacmim seksual, por njerëzit nuk janë të indinjuar vetëm sepse është ai mashkull.

Të shumta janë komentet në mbështetje të artistit, përfshirë ata që thonë se janë “të neveritur” apo “të shtangur, nga ata që e konsiderojnë gjestin normal apo qesharak”, por të shumtë janë edhe ata që e akuzojnë fansen për ngacmim seksual.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *