• |
ide | kryesore

FOTO/ “Mirëserdhe në Romën e vogël”: shfaqet te Universiteti banderola gjigante për Mourinhon

-Instant, F1, Sport



Roma ka mbërritur në Tiranë, madje ka zbritur edhe në Arenën Kombëtare për të prekun barin e fushës ku nesër në orën 21:00 do të luajë finalen e Conference League kundër Feyenoord e në kryeqytetin shqiptar nuk ka munguar mirëseardhja për Mourinhon dhe skuadrën e tij. Një banderolë gjigante e Mourinhos me vespa, i veshur me një shall me ngjyrat e klubit verdhekuq është shfaqur te Universiteti: “Mirëserdhe në Romën e vogël, Mister Mourinho.”

Roma kërkon të fitojë trofeun e parë të madh që nga viti 2008, pasi ka arritur në finalen e parë evropiane që nga viti 1991. Mourinho, i cili tashmë ka fituar Kupën UEFA dhe Ligën e Kampionëve në dy raste, po kërkon të kompletojë grupin e trofeve të mëdha evropiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *