• |
ide | kryesore

Greqi/ Humb jetën në aksident me motor i riu shqiptar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë është shënuar në Greqi.

Mediat helene bëjnë të ditur se ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti një 29-vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Kamari, Sanatorini.

Shqiptari, mësohet se banonte në ishull dhe ka pësuar aksident teksa ishte duke udhëtuar me motor.

Ai është përplasur me një mjet, që drejtohej nga një 30-vjeçar. Edhe pse shqiptari është dërguar me urgjencë në spital, për fat të keq, nuk ka arritur të mbijetojë pasi kishte humbur shumë gjak.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *