• |
ide | kryesore

Humbi kampionatin në Bolonja, “Tapiri i Artë” për Inzaghin: “E provuam deri në fund, shkoi keq”

-Instant, Sport



Tapiri i Artë – i dyti i sezonit – për trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, pas triumfit të Milanit në kampionat dhe befasisë së humbjes së titullit kur dukej se e kishte në duar. Në fakt nuk ndodhi në ndeshjen e fundit, por në rikuperimin me Bolonjën në të cilin zikaltrit dështuan në mënyrë të pamenduar. “Fatkeqësisht, gara për kampionatin shkoi keq, por ne u përpoqëm deri në fund – i tha Inzaghi reporterit të Striscia la notizia, Valerio Staffelli – Lojtarët tanë ishin të aftë dhe prandaj duhet t’i bëjmë atyre komplimenta”, pranoi ai me buzëqeshje.

E megjithatë “Tapiri” ishte i tij, sepse si kampionë në fuqi, me skuadrën më të kuotuar e me një ndeshje në letër të thjeshtë në Bolonja për tu fituar, Inzaghi bëri hapin e gabuar për të cilin me siguri do të përpiqet ta rikuperojë shumë shpejt. Nuk ka dyshim, në fakt, për qëndrimin e tij në të ardhmen në pankinën zikaltër: “Sigurisht që do të qendroj” e mbylli tekniku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *