• |
ide | kryesore

I ndodhi si me Barcelonën, Suarez rrëfehet: “Nuk dija asgjë, Atletico ma tha vetëm një ditë para zyrtarizimit”

-Instant, Sport, Video



Luis Suarez foli për lamtumirën e tij me Atletico Madrid në një intervistë të gjatë në të cilën ndau disa histori interesante. Më e veçanta natyrisht është ajo që ka të bëjë me komunikimin e lamtumirës së tij, që klubi madrilen ia kishte komunikuar një ditë para zyrtarizimit.

Në intervistën me El Larguero, Pistolero zbuloi disa histori pikante për të kaluarën e tij, por në veçanti për lamtumirën e tij nga Atletico Madrid. Luis Suarez, i cili përshëndeti tifozët e Atleticos me lot në ndeshjen e tij të fundit në Wanda Metropolitano, veshi fanellën e Colchoneros 82 herë, duke shënuar gjithsej 34 gola në dy vjet. Gjatë intervistës uruguajani ka rrëfyer: “Do të kisha dashur të qëndroja te Atletico Madrid, kjo po. Edhe sepse më thanë se duhej të largohesha vetëm një ditë para lamtumirës sime”.

Suarez shpjegoi kështu edhe komunikimin e marrë nga klubi: “Rafa Alique (drejtor i komunikimit i Atleticos) më tha një ditë para lamtumirës se do të më largonin. Unë nuk dija asgjë. Unë jam 35 vjeç dhe po mendoja edhe për të ardhmen time. Ne patëm një takim me klubin në dhjetor, vendosëm të flisnim në shkurt dhe Alique më tha se do të më njoftonin. E unë i thashë: ‘mirë, të paktën dikush nga klubi më thotë diçka’. Me sa duket edhe ai u gjend i befasuar”.

Në fund, uruguaiani shprehu vendosmërinë e tij për të arritur në formën më të mirë në Katar 2022: “Dua të arrij mirë për Botërorin dhe për këtë arsye nuk do të mendoj për paratë, por për të gjetur një projekt të nivelit të përshtatshëm nga pikëpamja sportive, pra në Evropë, edhe pse marr shumë telefonata nga Meksika, Brazili dhe Argjentina”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *