• |
ide | kryesore

Koulibaly i thotë “jo” Juventusit: vetëm një shqiptar mund t’i ndryshojë mendjen

-Instant, Sport



Juventus provon të ndërhyjë në mes të negociatave për Koulibaly, duke shpërqendruar kështu PSG e Barcelonën, që janë të interesuar prej kohësh për qendërmbrojtësin. Bardhezinjtë kanë strategjinë e tyre dhe kanë testuar disponibilitetin e senegalezit përmes menaxherit të tij shqiptar Fali Ramadani, por rruga për të arritur në Koulibaly është e përpjetë. Lojtari ka thënë “jo”, por Arrivabene insiston me Ramadanin, i vetmi që mund ta bëjë lojtarin të reflektojë.

Qendërmbrojtësi i Napolit shkon në skadencë kontrate pas një viti dhe sigurisht nuk është një mister që mbi të është interesimi i Barcelonës dhe PSG-së, ashtu si është i qartë edhe pozicionimi i klubit të De Laurentiis që sigurisht nuk mund të barazohet me pagat e propozuara nga klubet e mëdha europiane. Megjithatë, numri 1 i Napolit nuk ka ndërmend të dorëzohet për senegalezin: edhe pse me vetëm 12 muaj kontratë, vlerësimi i tij nuk është më pak se 35 milionë. Por tashmë gati 31 vjecar (ka lindur më 20 qershor 1991) Koulibaly ka marrë në konsideratë të provojë një përvojë të re: nëse do të largohej nga Napoli do të preferonte sërish një destinacion të huaj, prandaj për momentin tentativa e Juventusit nuk pati fund të mirë. Merkato, sidoqoftë, është e gjatë dhe klubi i Juventusit duhet të gjejë një zëvendësues për Chiellinin: loja sigurisht që nuk ka përfunduar ende.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *