• |
ide | kryesore

Lija e majmunëve/ OBSH: Transmetimi i virusit mund të ndalet

-Instant, Lajme, Planet



Një sëmundje e afërt me linë e dhenve, e quajtur lija e majmunit është shfaqur kryesisht në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore. Më pas raste të shumta janë diktuar në disa shtete të botës, si në SHBA, Kanada, Europë dhe vende të tjera.

Transmetimi i rasteve të lisë së majmunit është e mundur të frenohet në vendet ku sëmundja nuk është endemike. Kështu deklaroi Maria Van Kerkhove, drejtuese e kërkimit mbi sëmundjet e reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Ne synojmë të ndalojmë transmetimin e virusit nga njeriu te njeriu dhe jemi në gjendje ta bëjmë këtë në vendet ku lija e majmunëve nuk është endemike. Jemi në një situatë ku mund të përdorim mjetet e shëndetit publik për të identifikuar herët rastet dhe për të adresuar izolimin e tyre. Infektimi ndodh përmes kontaktit të ngushtë fizik, lëkurë me lëkurë”, theksoi ajo.

Maria Van Kerkhove deklaroi se shumica e rasteve të vëzhguara deri më tani nuk e kanë sëmundjen në formë të rëndë.

“Identifikimi i hershëm dhe izolimi i rasteve janë pjesë e masave të rekomanduara nga OBSH dhe ECDC”, shtoi zyrtarja e OBSH.

Nuk është ende e qartë nëse virusi përgjegjës për linë e majmunit ka mutuar. Përgjigja do të vijë vetëm nga analiza e sekuencës së tij gjenetike. Kjo u shpjegua nga Rosamund Leëis, kreu i kërkimit të lisë së majmunëve nën programin e urgjencës të OBSH-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *