• |
ide | kryesore

McAllister: BE s’ka kohë për të humbur për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në vijim të deklaratave të ngjashme nga përfaqësues të lartë, edhe David McAllister, kryetar i komunitetit të punëve të jashtme në Parlamentin Europian u shpreh se ka ardhur koha të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ama kur bëhet fjalë për një datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, përgjigja është e njëjtë: të presim. Në një deklaratë për shtyp nga Tirana McAllister theksoi se BE nuk ka kohë për të humbur për çeljen e negociatave pasi të dy vendet kanë plotësuar kushtet.

“Bashkimi Europian nuk ka kohë për të humbur për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pasi vendet i kanë përmbushur kushtet. Parlamenti Europian ndjen keqardhje për vonesat në çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe RMV. Theksojmë se ky dështim është një rrezik i vërtetë për politikën e zgjerimit Europian. PE vazhdon që të bëjë thirrje që të ketë një fillim të menjëhershëm të negociatave për anëtarësim.”, tha ai.

Mcallister gjithashtu tha se Shqipëria është një anëtare e vlerësuar e BE-së duke e falënderuar për rolin e saj në solidaritetin sa i takon sanksioneve ndaj Rusisë.



1 Comment

  1. Kur vjen nje politikan qe e njeh vendin dhe problemet e tij, konferencat per shtyp jane serioze dhe fjalet te matura e me peshe.

    Keshtu ishte David McKallister para medias shqiptare, duke e trajtuar ate me respektin e duhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *