• |
ide | kryesore

Meghan Markle rikrijon Julia Roberts në ‘Pretty Woman’

-Instant, Paparazzi, Slider



Të dielën, Meghan Markle shkoi për të mbështetur bashkëshortin e saj Princin Harry në Santa Barbara Polo & Racquet Club, me një veshje që të kujtonte momentin ikonik “Pretty Woman” të Julia Roberts, gjithashtu në një ndeshje polo.

E veshur me një bluzë të zezë me jakë kravatë me pika dhe pantallona të shkurtra të bardha Khaite, të kombinuara me një rrip të së njëjtës markë (480 dollarë), Dukesha e Sussex-it bëri tifo për ekipin e Harry-t në Los Padres.

Markle i shtoi pamjes një kapele të zezë me përmasa të mëdha, Valentino (302 dollarë), dhe një palë nga takat e saj të preferuara Aquazurra. Dukesha mbante një byzylyk Cartier “Love” (6900 dollarë) dhe orën e markës (24.300 dollarë) dhe kishte vendosur një buzëkuq të guximshëm të kuq
Markle i mahniti të gjithë me këtë pamje, që është larg nga dukjet rastësore që ajo është parë kur ka ndjekur ndeshjet e Harry-t.

Përveç Julia Roberts, veshja me pika e dukeshës të kujton një tjetër pamje të famshme polo: Princesha Diana veshi një fustan bardh e zi me pika teksa i dhuroi një trofe polo Princit Charles në një ndeshje të vitit 1987.

Në mënyrë të ngjashme, Markle ndau një puthje të rrallë publike me bashkëshortin e saj ndërsa i prezantoi ekipit të Princit Harry trofeun fitues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *