• |
ide | kryesore

Njëri vrau kolegun, tjetri plagosi qytetarin, arrestohen dy policët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore bën me dije se ka nisur hetimet lidhur vrasjen e policit mbrëmjen e djeshme nga kolegu i tij. Ndërkohë është bërë edhe arrestimi i shtetasit Ludjan Zaimi, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në komisariatin e policisë nr. 3 Tiranë. Zaimi qëlloi disa herë me armën e shërbimit pas një konflikti për motive të dobëta Çaush Saliasin, i cili vdiq në spital.

Gjithashtu njoftohet edhe arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë Lutfi Gjyla, 48 vjeç, efektiv i FNSH-së. Arrestimi i tij u krye pasi plagosi me armë zjarri një qytetar tjetër në ambientet e një bar kafeje në rrugën “Llazi Miho”. Gjyla, ka qenë duke konsumuar pije alkoolike dhe ishte në gjendje të dehur dhe ka përdorur armën e tij të shërbimit duke qëlluar në drejtim të shtetasit Myrteza Lika. Si pasojë, shtetasi M. L. ka marrë dëmtim në këmbën e majtë dhe është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.



3 Comments

  1. Kjo s’ka të bëjë me mijëra e mijëra policë te ndershëm që arrijnë me shpirtin ndër dhëmbë ne fund te muajit me atë rrogë mizerabël që marrin.
    Kjo ka të bëjë me shoqërinë shqiptare që është ne krizë ekzistenciale midis oksidentit dhe orientit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *