• |
ide | kryesore

Postonte shkrime përkrahëse për ISIS në rrjetet sociale, arrestohet 56-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka vënë në pranga një 56-vjeçar nga Kukësi i cili postonte me profile false në rrjetet sociale, foto dhe shkrime nxitëse, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore. I arrestuari është Ibrahim El Salih, i cili përdor edhe mbiemrin e dytë Lekica. Sipas policisë, ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg” nga GJKKO. Ai është i dyshuar për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Organet e zbatimit të ligjit e konsiderojnë 56-vjeçarin person me prirje ekstremiste fetare, i cili postonte në rrjetet sociale shkrime të ndryshme në përkrahje të ISIS. Gjithashtu, i bënte thirrje qytetarëve për përkrahje të luftës në Siri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *