• |
ide | kryesore

PS-PD asnjë dakordësi për president konsensual, sot “mundësia” e fundit për opozitën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Maxhoranca dhe opozita dështuan të gjejnë gjuhën e konsensusit për zgjedhjen e Presidentit të ri edhe në raundin e dytë. Në seancën parlamentare, ashtu si në raundin e parë, nuk u paraqit asnjë kandidaturë për t’u votuar, duke e djegur edhe këtë mundësi.

Pas marrëveshjes mes PS-së dhe PD-së se në dy raundet e radhës, i dytë dhe tretë, kandidati do të propozohej nga opozita, maxhoranca u tërhoq duke ngjallur mosbesim te pakica parlamentare për të përzgjedhur dy emra dhe depozituar në Kuvend.

Djegia edhe e raundit të dytë, ka nxitur Kuvendin që të vazhdojë me shpejtësi me procedurën për raundin tjetër.

Sipas Kushtetutës, raundi i tretë të zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga ai pararendës. Për këtë arsye, Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka firmosur urdhrin për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve sot në orën 14:30.

Ajo që pritet të shihet është nëse opozita do t’i besojë më maxhorancës dhe do të vazhdojë të bëhet pjesë e këtij procesi edhe për raundin e tretë.

Kujtojmë që pas marrëveshjes, me gjithë kundërshtitë dhe refuzimet, ky është raundi i vetëm i mbetur në dispozicion të opozitës, për të propozuar ajo kandidatin e saj për kreun e ri të shtetit, pasi për dy raundet e tjera, maxhoranca i ka numrat dhe mund ta zgjedhë e vetme Presidentin e ri.



19 Comments

    1. Shpresoj qe te zgjidhet sa me shpejt presidenti dhe te jete dikush qe ia vlen ta marre ate post jo si Ilir Meta qe nuk beri asgje per kete vend

  1. SPAK-un e ka në kontroll Berisha me Metën. Po të shohësh edhe veprimtarinë e vetë po e përqendron në gjëra dytësore dhe po u lë fushën e lirë që të kalojnë afatet dhe të harrohet krimi real i atyre që janë maja e piramidës. Fakti që vetëm atyre nuk po u afrohet, kur ata kanë kryer krimet më të mëdha bën që të bjerë besueshmëria në popull.

  2. Mos ja lini ne dore zgjedhjen per president PD-se sepse kur ato nuk po zgjedhin nje kryetar per partine e tyre sdo jene te afte per emrin e presidentit…

  3. PD nuk jane te afte te zgjiedhin nje drejtues te denje per partine e vet jo me te merren me ceshtje presidenciale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *