• |
ide | kryesore

Psikiatri : Sjellja e Johnny Depp, njësoj si e një personi dhunues

-Instant, F1, Paparazzi



Një ekspert ka dëshmuar së fundmi se Johnny Depp dukej se shfaqte tipare të dikujt që ushtronte dhunë ndaj partnerit.

Dr. David R. Spiegel nga Virxhinia u thirr në tribunë të hënën nga ekipi i Amber Heard si dëshmitar ekspert në gjyqin e vazhdueshëm të Depp për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij. Mjeku psikiatër foli se si përdorimi i vazhdueshëm i substancave është si “të luash me zjarrin” kur bëhet fjalë për dhunën ndaj partnerit.

Për më tepër, Spiegel dëshmoi se pas shqyrtimit të provave, si dëshmitë e Depp dhe të tjera, ai përcaktoi se sjellja e aktorit ishte në përputhje me dikë qëushtrooi dhunë  gjatë marrëdhënies së tij me Heard. Psikiatri sqaroi se Depp nuk pranoi ta vlerësonte atë drejtpërdrejt.

“Për mendimin tim, bazuar në një rishikim të provave, bazuar në përvojën time klinike, bazuar në përvojën time të botimit, bazuar në përvojën time të mësimdhënies, zoti Depp ka sjellje që janë në përputhje me dikë që ka çrregullim të abuzimit me substancat, gjithashtu dhe sjellje të dikujt që është ushtron dhunë fizike”, tha ai.

Salla e gjyqit ka dëgjuar për aktorin, që më parë përdorte drogë dhe pinte alkool, ndonjëherë njëkohësisht. Spiegel tha se “përdorimi kronik dhe i vazhdueshëm” mund të “ndikojë” tek dikush, duke ndikuar në sjelljen dhe kujtesën e tyre. Ai tha se nëse dikush po përjeton një ndërprerje nga përdorimi i alkoolit me drogë “do të jetë pothuajse e pamundur të kujtohet se çfarë ndodhi një natë më parë”.

Dr.David tregoi  se shenjat dalluese të dhunës nga partneri intim janë një marrëdhënie në të cilën dikush që është “xheloz ose dyshues;”  dikush që ka “ndryshime të shpejta dhe ekstreme të humorit;” dhe dikush me “vetëkontroll të kufizuar”.

Amber rrëfeu në dëshminë e saj se aktroi “nuk mbante mend abuzimin “, duke pretenduar se ajo zgjodhi të bënte foto dhe video të tij  për t’i provuar atij se çfarë ndodhi. Ajo ka dëshmuar gjithashtu se ai dyshohet se ka qenë vazhdimisht xheloz për të dhe për kolegët e saj, duke u përpjekur të mos e linte të vazhdonte punën.

Depp ka paditur Heard për shpifje, duke kërkuar 50 milionë dollarë dëmshpërblim. Ai argumenton se shkrimi i saj i vitit 2018 për abuzim në familje e dëmtoi karrierën e tij, edhe pse artikulli nuk e përmendte atë me emër./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *