• |
ide | kryesore

Rrahën shoferin e autobusit në Tiranë, arrestohet 46-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ndërsa një tjetër është vënë nën hetim pasi kanë goditur shoferin e një linje urbani.

Sipas bluve të kryeqytetit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. Rr., 46 vjeç, banues në Tiranë dhe filloi procedimi penal për shtetasin Sh. Sh., 56 vjeç, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Këta shtetas janë konfliktuar me drejtuesin e autobusit së linjës Qendër-Institut, shtetasin A. P., 52 vjeç, dhe e kanë goditur atë për shkak të detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *