• |
ide | kryesore

Vrasja e policit në komisariat, reagon Alibeaj: Policia e Shtetit të vihet në shinat e ligjshmërisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me dy vrasjet e rënda që tronditën mbrëmjen e së hënës Tiranën, ku në të dyja rastet protagoniste ka qenë vetë policia.

Në rastin e parë një efektiv i policisë së komisariatit numër 3 ka qëlluar brenda ambienteve të policisë kolegun e tij 7 herë, duke i marrë jetën.

Ndërkohë që në Kombinat efektivi i FNSH-së, Lutfi Gjyla ka plagosur me armë 60-vjeçarin Murteza Lika, për të cilin policia në njoftim thotë se është person me probleme mendore, ndërkohë që efektivi ka qenë në gjendje të dehur.

Në lidhje me dy rastet nëpërmjet një postimi në Facebook, Alibeaj bën thirrje që Policia e Shtetit të vendoset në shinat e ligjshmërisë.

Historiku i përfshirjes së forcave të rendit në ngjarje kriminale, përfshirja në trafik droge, në mbrojtjen e kriminelëve, rekrutimet politike në policinë e shtetit e shumë të tjera, e bën situatën më dramatike dhe dëshmon edhe njëherë gjendjen e vërtetë mes radhëve te Policisë së Shtetit, tha Alibeaj.

Postimi i plotë

“Breshëri armësh brenda komisariatit, plagosje e një të ngrati prej policit të dehur dhe një bilanc lufte me të plagosur e të vrarë, këtë herë mes vet forcave të rendit!

Përpos keqardhjes për humbjen e jetës, jetët e shqiptarëve janë gjithnjë e më të pambrojtura. Një alarm që PD e ka ngritur në vite.

Historiku i përfshirjes së forcave të rendit në ngjarje kriminale, përfshirja në trafik droge, në mbrojtjen e kriminelëve, rekrutimet politike në policinë e shtetit e shumë të tjera, e bën situatën më dramatike dhe dëshmon edhe njëherë gjendjen e vërtetë mes radhëve te Policise së Shtetit!

Organizata e Policisë së Shtetit nuk duhet të jetë as strehë e elementëve kriminalë dhe as strehë e militantëve të padenjë për të veshur uniformën e ruajtësit të rendit e sigurisë.
Ndaj ngjarje të tilla duhet të jenë kambanë alarmi për gjendjen e policisë dhe një thirrje për të rivënë në shinat e ligjshmërisë Policinë e Shtetit.”



4 Comments

  1. Madje te beje nje autokritike te shendoshe, sipas te gjitha konventave nderkombetare dhe ne vecanti ne perputhje me raportet e departamentit te shtetit….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *