• |
ide | kryesore

80 huliganë italianë kthehen mbrapsht nga policia shqiptare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia kthen me traget në Itali tifozët e dhunshëm. Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë kthyer mbrapsht dhe në këto momente po udhëtojnë drejt Italisë rreth 80 tifozë problematikë. Identifikimi i tyre është bërë në bashkëpunim me Interforcën dhe ambasadën italiane.

Të shoqëruar nga policia ata kanë mbërritur në port pas orës 2 të mëngjesit të sotëm. Në pritje të tyre, trageti i linjës Durrës-Bari është nisur me afro 6 orë vonesë, rreth orës 05.00 të së mërkurës. Burime portuale bëjnë me dije se imbarkimi i tifozëve në traget nuk ka kaluar pa probleme, po këtë herë ato kanë pasur lidhje me sistemin dhe një pjesë e italianëve janë regjistruar manualisht për t’u hedhur më pas në sistem.

Vendimi për largimin nga vendi të tifozëve problematikë erdhi pas akteve të dhunshme të tyre në zona të ndryshme të kryeqytetit, si një reagim i shpejtë për të siguruar një ndeshje sportive larg akteve të dhunës dhe tensionit që po karakterizon këtë ndeshje të madhe europiane. Mbajtja larg e elementëve të rrezikshëm është konsideruar si zgjidhje për vënien nën kontroll të situatës dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë dhe pas ndeshjes.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm pritet të mbërrijnë në Durrës të tjerë tifozë me tragetet e Barit dhe Ankonës, ndërsa në port ka prani të shtuar të forcave policore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *