• |
ide | kryesore

Afron ndeshja, hiqet posteri i Murinjos mbi Universitetin Politeknik të Tiranës

-Instant, Lajme, Sport, Të fundit



Finalja e Ligës së Konferencës po afron dhe në ditën e ndeshjes, përtej preferencave personale, qyteti i Tiranës duhet të jetë neutral për tifozeritë e skuadrave të Romës dhe Fejnord.

Kjo është arsyeja pse në një nga godinat dalluese te kryeqytetit, atë të Universitetit Politeknik të Tiranës, është zhdukur posteri i madh që ishte vendosur gjatë ditës së djeshme.

Në atë poster shfaqej Murinjo mbi një Vespa, një pamje e cila është bërë e famshme në Itali, e më të cilën mirëpritej tekniku portugez në Tiranë. Por sot posteri është hequr për të shmangur incidentet, pasi pritet që të ketë grumbullime tifozësh edhe në sheshin ”Nënë Tereza” para hyrjes në stadium.



3 Comments

  1. Cfaredo lloj posteri te jete , dhe per me shume i vendosur ne inst. shteteror , duhet marre leje nga studentet.
    Ky veprim ishte superidiotizem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *