• |
ide | kryesore

Arrestohet fieraku që kanoste shitësen në telefon, vjen në Tiranë dhe i kërkon para me dhunë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia njofton se është kapur një shtetas i shpallur në kërkim pasi ka kanosur një shitëse në biznesin e saj në kryeqytet. Mësohet se 36-vjeçari nga Fieri e kanosur në mënyrë të përsëritur shtetasen G. V., nëpërmjet thirrjeve telefonike dhe në 17 maj i ka kërkuar para me dhunë.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 3 Tiranë, shërbimet e Policisë Lushnjë bënë kapjen e shtetasit E. T., 36 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas, ka kanosur në mënyrë të përsëritur shtetasen G. V., nëpërmjet thirrjeve telefonike. Në datën 17.05.2022, në Rrugën e Barrikadave, Tiranë, në ambientet e biznesit të kësaj shtetaseje, me anë të kanosjes dhe dhunës fizike, i ka kërkuar asaj një shumë parash.” – bën me dije policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *