• |
ide | kryesore

Chelsea në duart e Todd Boehly: Qeveria britanike aprovon shitjen e klubit

-Instant, Sport



Qeveria britanike ka dhënë dritën jeshile për shitjen e klubit të futbollit të Chelsea. Lajmin e ka bërë të ditur Bloomberg, duke cituar disa burime konfidenciale. Vendimi, i pritur në orët e fundit, do të lejojë kështu kalimin e klubit londinez te konsorciumi amerikan i drejtuar nga Todd Boehly.

Ish-pronari i shoqërisë, oligarku rus, por me pasaportë portugeze, Roman Abramovich, nuk do të përfitojë asgjë nga shitja: të gjitha të ardhurat do t’i dhurohen një shoqate bamirësie që kujdeset për viktimat e luftës në Ukrainë. Nga pikëpamja sportive, megjithatë, Blues do të mund të rikthehen të operojnë në merkaton e transferimeve, gjë që mund të përmirësojë më shumë skuadrën e Tuchel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *