• |
ide | kryesore

Del VIDEO si nisi sherri/ Plagosen 10 policë, shoqërohen 60 tifozë të Romës e Fejnord

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qendra e Tiranës ka parë disa orë terrori për shkak të huliganëve holandezë dhe italianë, të cilët kanë ardhur në Shqipëri për finalen e Conference League mes Romës dhe Feyenoord.

Huliganët janë përplasur fillimisht me njeri – tjetrin dhe më pas me policinë e Tiranës.

Policia  njoftoi se një grup tifozësh të Romës kanë lëvizur në drejtim të stadiumit “Air Albania” dhe sipas informacioneve tentonin të përplaseshin me një grup tifozësh të skuadrës së Feynoord.

Shërbimet e Policisë kanë tentuar t’i ndalojnë në rrugën “Mustafa Matohiti”, ku tifozët e skuadrës Feyenoord, në mënyrë të dhunshme kanë goditur punonjësit e Policisë me shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta.

Më pas, një grup tjetër tifozësh, të skuadrës së Romës, kanë lëvizur në drejtim të urës së Policisë së Tiranës ku dhe atje janë përplasur me shërbimet e Policisë duke përdorur gurë, shishe e shkopinj.

Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, janë plagosur 10 punonjës Policie dhe është dëmtuar një automjet policie.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shpërndarjen e tyre si dhe kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 60 shtetas nga grupet e tifozëve të dyja skuadrave, 48 shtetas italianë dhe 12 shtetas holandezë dhe vijon shoqërimi i personave të tjerë, të përfshirë në akte të dhunshme. /LAPSI.al



13 Comments

    1. Uroj te anullohet fare finalja qe mos na shkoj ndermend te presim donje finale nderkohe qe ska shtet e siguri. Keta dhe pak do hyjne te dhunojne neper shpia.

  1. Keta jane evropianet dhe vlerat qe perfaqesojne. E degjeneruan tiranen me shurre, zhurme e dhune. Keshtu eshte kur populli eshte bageti e buqesi dhe lejojne te na shesin nje finale te rendomte si arritje, kur dihet qe jemi drite larg per ta menaxhuar. Nje qytet si ky i lal zdromsit pa metro, wc dhe hapsira publike nuk eshte as per nje derbi lokal.

  2. Kshu eshte kur blen finalen me lekt e droges, megjithse s’ke njohuri si te manaxhosh huliganizmin e mire organizuar…PR me robt me kafka te thyera

  3. Kshu eshte kur blen finalen me lekt e droges, megjithse s’ke njohuri si te manaxhosh huliganizmin e mire organizuar…PR me robt me kafka te thyera

    I gjati te çoje mikun e tij Lyl hollandezin, se ai ja mori doren shuarjes se protestave te PDse

  4. Ta digjnin tere qytetin sekemi qeveri Shkerdhate dhe popull debil qe ju serviloset te huajve.Jane te dashur thane hollabdezet dhe tani jua shkerdhyen rracen jua dogjen qytetin. Tregohuni liberal, mikrprites se kari do hani o popull frikacak qe jeni trima vetem per te vrare njeri tjetrin. Te kidhin vajtur ne Serbi apo Greqi keta do ju isjte prere Koka. Ngrihuni wijuani rrobte ketyre te huajve dhe qeverise qe i solli keta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *