• |
ide | kryesore

Finalja europiane në “Air Albania”, BBC shkran për dhunën mes huliganëve dhe policisë shqiptare

-Instant, Lajme, Të fundit



Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë jehonë përleshjes mes policisë shqiptare dhe tifozëve holandezë të Feyenoordit. Edhe britanikja “BBC” shkruan se 19 efektivë të policisë janë plagosur gjatë përgatitjes së finales së Conference League mes Romës dhe Feyenoordit e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania”.

“Tifozët kanë përdorur shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe objekte të tjera ndërsa policia lokale u përpoq të neutralizonte turmat e dhunshme. Në orët e para të mëngjesit të sotëm deportuam – nëpërmjet portit detar të Durrësit – 80 tifozë huliganë italianë”, tha shkruan BBC duke iu referuar policisë shqiptare.

Policia vendase kishte thënë më herët se 60 individë: 48 italianë dhe 12 holandezë janë shoqëruar në komisariatin e policisë si pasojë e përleshjeve.



1 Comment

  1. Sot ndeshja mbaron ne oren 10: 45 nese ka nje fitues. Po shkoi me shtese mbaron rreth ores11:30. Neser ne oren 8 gjukata e qenerise do jete tek dyert e FSHF, per ta kapur edhe “ishullin e fundit” te lire nga banda e hajduteve. Do shohim teatrin hajduto absurd te qeverise tradhetare…. Tung, doçëriaaaaa!!!!Rrespekte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *