• |
ide | kryesore

Formacionet/ Kumbulla në pankinë, Zaniolo në fushë: Slot rikthen në portë Bijlow

-Instant, Sport



Pak suprirza e shumë siguri. Roma e Feyenoord janë gati të përballen në fushë, me teknikët që i kanë bërë tashmë zyrtare zgjedhjet e tyre. Kështu, nëse gjithçka në mendjen e teknikut portugez të verdhekuqve ishte parashikuar nga gazetarët në vigjilje, lëvizja e beftë e Slot ishte rikthimi mes shtyllave i portierit Bijlow.

Pankinë për Kumbullën, me Mourinhon që ka vendosur për treshen difensive të kolauduar Ibanez, Mancini, Smalling, me anglezin që është preferuar pavarësisht se nuk është në formën e tij më të mirë, duke qenë se vjen nga dëmtimi.

4-2-3-1 i zakonshëm i Slot për Feyenoordin e tij, të pamundur në 12 ndeshjet e këtij edicioni të Conference League. Përpara Dessers, i mbështetur nga Nelson, Til e Sinisterra.

ROMA 3-4-3
1 Rui Patrício
6 C. Smalling
2 R. Karsdorp
23 G. Mancini
3 Ibañez
59 N. Zalewski
77 H. Mkhitaryan
4 B. Cristante
7 L. Pellegrini
22 N. Zaniolo
9 T. Abraham
Coach: José Mourinho

FEYENOORD 4-2-3-1
1 J. Bijlow
18 G. Trauner
5 T. Malacia
4 M. Senesi
3 L. Geertruida
17 F. Aursnes
26 G. Til
10 O. Kökçü
33 C. Dessers
14 R. Nelson
7 L. Sinisterra
Coach: A. Slot



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *