• |
ide | kryesore

Huliganët e Feyenoord përleshen me policinë në rrugët e Tiranës (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Siç kishin parashikuar mediat e huaja, tifozët holandezë të Feyenoord u prezantuan një natë para finales me Romën, përmes dhunës dhe sherreve në disa zona të Tiranës.

Pas këngëve dhe lumit të alkoolit që konsumuan ditën e martë, në mbrëmje nisi dhuna. Fillimisht, një sherr në zonën e 9-katsheve në qendër, ku një grup holandezësh u konfrontuan me disa të rinj shqiptarë. Nuk dihet pse u ndezën gjakrat por nga filmimet e kalimtarëve duken momentet e sherrit, kur një i ri rrëzohet në tokë dhe humb ndjenjat.

Pak më vonë, policia njoftoi për një përplasje masive në rrugën Mustafa Matohiti, ku tifozët holandezë qëndronin prej mëngjesit duke konsumuar alkool. Zona, e njohur për klubet e natës është shndërruar në një fushëbetejë mes tifozëve dhe policisë. Rreth 200 holandezë u përplasën me policinë duke përdorur karriget dhe gurë në përpjekje për të dalë nga rrethimi i parashikuar më herët. Policia deri në orët e vona të mbrëmjes i kishte mbajtur nën kontroll.

Por të dehur dhe nën euforinë e ndeshjes, tifozët u organizuan për t’u afruar pranë ultrasve të Romës që ishin vendosur në zonën e Amfiteatrit. Pasi kanë tentuar të largohen nga rrugica ku qëndruan gjithë ditën, tifozët janë përplasur me policinë.

https://streamable.com/wg9bky

6 policë u raportuan të plagosur nga përleshjet, ndërsa 13 tifozë u shoqëruan në komisariate. Në orët e vona, tifozët janë përpjekur të shoqërojnë miqtë e tyre të arrestuar, ndërsa kanë hasur në rezistëncën e policinë.

Përplasje ka pasur edhe përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa në videon më lart duken grupet e tifozëve që ikin me vrap pasi kanë dëmtuar një makinë policie.

Përplasje ka pasur edhe tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, aty ku grupi i tifozëve ka sulmuar edhe dyqanet dhe është përplasur me disa policë, siç duket në videon më poshtë.

https://streamable.com/gfrpc1



20 Comments

  1. Turp per qeverine qe ju lepiu bythen plehrave te huaj. Kjo qeveri Shkerdhate qe sjell te huajt te na djegin dhe shkaterrojne. Te ngrihen Shqiptaret ti djegin te huajt

  2. Epo keto nuk jane fukarenj e te pambrojtur qe u shemben shtepite e as femije qe protestonin per Klodjan Rashen, nuk ka llafe ktu.

  3. Tifozet hollandeze mund te menaxhohen lehtesisht nese do i udhehiqte Basha. Zgjoni Bashen nga gjumi dhe cojeni te drejtoje turmat e hooliganseve hollandeze, do shihni se sa te urte do behen. Pale po te mbaje fjalim Basha para tyre. Atehere do e harronin qellimin e ardhjes ne Tirane.

  4. Tifozë “ultras të dhunshëm ka pothuajse në të gjitha vendet e botës, ku më shumë e ku më pak.
    Po çdreqin ka ky dymetroshi ynë kryeministër që provokon ultrasit hollandezë duke u deklaruar publikisht si tifoz i Romës ?

  5. JE MESUAR ME DELET SHQIPTARE QE JU KA VAJT LAKU NE FYT DHE PRAP KANE FRIKE . E PE KUSH JANE TRIMA ? EDHE PSE JEN NE PADREJTESI TU SULEN SI BISHA NDERSA KETA TANET EDHE PSE KANE ME VETE TE DREJTEN PRAPE KANE FRIKE . JEMI LEPUJ DHE STAN ME LEPUJ NUK BEHET .

  6. poplli shqiptar ka sh fjale te urta

    njera thote:

    “Ai qe te rreh te do”

    une shof shume dashuri hollandeze ktu

  7. Nga finalja e mbrembshme Europiane ne mes te Tiranes me te kenaqurit ishin qytetaret shqiptare qe fale perkushtimit madhor te Televizionit “Publik” Shqiptar, nuk paten mundesine ta ndiqnin kete ndeshje per turpin e nje RTSH qe pretendon akoma paturpesisht te vetquhet “publik”.

  8. 26 maji i vitit 1996 shënon një nga ngjarjet më të errëta për demokracinë shqiptare, pasojat e të cilës ndjehen edhe sot.

    Sali Berisha bëri një masakër të vërtetë zgjedhore, duke goditur rëndë zgjedhjet e lira.Shpellkari e maloku me i mire pallon nonen e vet

  9. Kjo na tregon se Shqiprine e Tiranen e udheheq nje bande te incivilizuarish.. Si çdo gje te nevojshme per nje qytet edhe nevojtoret publike u hoqen nga haleja qe qeveris qytetin…..Dhe pergjigje eshte kjo: Ju beme shurren e mutin mu ne kryeqytet qe keni… than holladezet.. Kjo pra eshte e reja e qelbesirave qe mbyllen nevojoret, per te na bere te kuptojme qe nevojtore jane ata….Hajdute e vandale…. shume larg civilizimit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *