• |
ide | kryesore

‘Korrupsion e tradhti ndaj vendit’/ Burgoset ish presidenti moldav

-Instant, Lajme, Planet



Ish presidenti pro-rus i Moldavisë, Igor Dodon, është prangosur në Kishinau. Dodoni u zgjodh president i vendit në 2016-tën dhe e mbajti këtë post deri në vitin 2020, kur humbi zgjedhjet përballë Maia Sandu, ish-punonjëse e Bankës Botërore, e cila kandidoi me premtimin për afrim me BE-në dhe luftës kundër korrupsionit. Në ato zgjedhje, Sandu që ishte kandidate e Partisë se Veprimit dhe të Solidaritetit u mbështet nga ish-kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk, ndërsa Dodon pati përkrahjen e  Vladimir Putinit.

Sipas agjensisë së lajmeve Interfax, pas rihapjes së hetimeve për marrje ryshfeti janë kryer kontrolle në shtëpinë e Dodonit dhe në zyrat e Bashkimit të Bizneseve Moldavo-Ruse, themeluar prej tij këtë vit. Dodoni akuzohet se ka marrë para nga oligarku dhe lideri i atëhershëm i Partisë Demokratike Vladimir Plahotniuc, për të financuar partinë e tij. Akuzat bazohen në disa regjistrime në video.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *