• |
ide | kryesore

Përdhunoi të miturën në Vlorë, arrestohet 19-vjeçari në Morinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një i ri është arrestuar në pikën e kalimit kufitar Morinë pasi ishte shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur. I riu ishte kallëzuar në polici nga një 15-vjeçare e cila e akuzon se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

“Kapet një shtetas i shpallur në kërkim nga DVP Vlorë. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të planit të masave për krijimin e lehtësirave gjatë përpunimit të shtetasve, në rast fluksi, si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në pikat e kalimit kufitar, ndaluan shtetasin E. K., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas u ndalua pasi gjatë procedurave në hyrje të PKK Morinë, rezultoi person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 15 vjeçe, banuese në Vlorë, se shtetasi E. K. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Vlorë”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *