• |
ide | kryesore

Real Madrid marka më e pasur, vlen 1,5 miliardë: Manchester City kapërcen Barcelonën

-Instant, Sport



Real Madridi është konfirmuar si marka më e pasur e futbollit në botë. Vlera e klubit spanjoll është rritur me 19% në një vit dhe ka arritur në 1.5 miliardë euro. Në vend të dytë renditet Manchester City, vlera e të cilit është rritur gjithashtu me 19%, duke u ngjitur në pak më shumë se 1.3 miliardë, duke kaluar kështu Barcelonën. Katalanasit janë rritur vetëm 5%, duke mos arritur për pak 1.3 miliardët dhe humbasin kështu vendin e nderit për herë të parë që nga 2015. Nga ana tjetër, Juventusi konfirmohet edhe një herë si marka më e vlefshme e futbollit në Itali, sipas një raporti të ri të firmës konsulente globale për vlerësimin e markave, Brand Finance. Klubi i Juventusit ka një vlerë të llogaritur prej 705 milionë euro, 25% më shumë në krahasim me matjen e mëparshme.

Sipas raportit, kampionët e Spanjës ngjiten gjithashtu në vendin e parë edhe si marka më e fortë në botë. Brand Finance përcakton fuqinë me të cilën markat ndikojnë tek palët e interesuara përmes investimeve të marketingut, kthimit të imazhit, reputacionit dhe performancës së biznesit. Pas spanjollëve ngjitet Liverpool, ndërsa Barcelona konfirmohet në vendin e tretë, me Bayernin që ka rënë nga vendi i parë në të pestin.

Fuqia ekstreme e markës Juventus, e klasifikuar AAA në Brand Finance Football 50 2022, u favorizua si nga përmirësimi i perspektivave për qarkullim në fillim të vitit 2022, ashtu edhe nga ulja e kostove, që tregon një ulje të rrezikut të investimeve në klub. Këta faktorë, së bashku me përmirësimin e rritjes afatgjatë, bënë që analistët e Brand Finance të vlerësojnë vlerën e markës Juventus në 705 milionë euro. Bardhezinjtë i paraprijnë Interit (vlera e markës + 30% në 495 milionë), dhe Milanit, i cili u rrit me 76% në 269 milionë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *