• |
ide | kryesore

Sonte në Tiranë: Roma për tu kthyer të fitojë në Europë, Feyenoord për tu futur në histori

-Instant, F1, Sport



Katërmbëdhjetë vjet pas fitores së tij të fundit absolute, Kupa e Italisë, dhe 61 nga triumfi i vetëm në Evropë, kur ekzistonte Kupa e Panaireve, Roma do ta provojë edhe njëherë. Dy finale të tjera kontinentale verdhekuqtë i kanë humbur, atë shumë të hidhur të Kupës së Kampionëve në 1984, në shtëpi kundër Liverpool dhe në 1991 në Kupën Uefa me Interin, një sukses 1-0 në Olimpico i kotë, sepse zikaltrit kishin fituar ndeshjen e parë 2-0. Tani duhet ti bëjë llogarinë me të kundërtën e tyre, një skuadër që nuk gabon kurrë në finale: tre në tre nga Feyenoord, që synon qartësisht pokerin…

Një destin që duket i shkruar për Romën, ose ashtu preferon ta quajë: Interi, skuadra e fundit italiane që fitoi jashtë kufijve të vendit në vitin 2010 në Champions League, e Mourinho trajneri që e udhëhoqi drejt suksesit është tani me verdhekuqtë në Tiranë, ku njerëzit janë të gjithë me të dhe e mirëpritën me pankartën mbi Universitet “Mirë se vini në Romën e vogël”. Portugezi dëshiron të “bëjë histori” të Romës dhe gjithashtu atë personale, duke u bërë i pari që fiton të gjithë trofetë e UEFA-s. Mou tashmë ka 25 trofe në karrierë dhe, pavarësisht se thotë se “Unë nuk jam më Special One, ato ishin gjëra kur isha më i ri dhe akoma më egocentrik”, në realitet ai do të donte të ngrinte lart trofeun e Conference League, një kompeticion që UEFA e ka prezantuar duke filluar nga ky sezon dhe që jep një trofe që peshon afro njëmbëdhjetë kilogramë. Për ta rrëmbyer atë dhe për t’u siguruar që Mourinho të bëhet i vetmi trajner që ka fituar të gjitha garat ekzistuese në Evropë, Roma sonte në orën 21 do të duhet të mposhtë Feyenoord, i cili në këtë kompeticion nuk ka humbur asnjëherë dhe për këtë arsye sigurisht që nuk duhet nënvlerësuar, për më tepër që ndiqet nga tifozë që janë shumë më të zhurmshëm se ata të Romës.

Presioni dhe kundërsulmet e holandezëve nuk e trembin Mourinhon, i cili ka rikuperuar Mkhitaryan dhe po mendon ta vendosë në fushë. Do të jetë edhe Smalling, ndërsa Spinazzola nuk duhet të jetë në fushë që në fillim. E vetmja siguri është se Mourinho ka vetëm këtë ndeshje në mendje. Për të hyrë në historinë edhe të Romës. E për të qëndruar atje përgjithmonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *