• |
ide | kryesore

Ultrasit hollandezë përbuzin thirrjen e policisë, nisen me flakadanë drejt stadiumit (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tifozët e Feynoord të cilët nuk kanë siguruar dot një biletë për të hyrë në stadium, janë ngritur nga fan zona që ishte vendosur për ta në Pedonalen e Tiranës, i janë drejtuar stadiumit Air Albania.

Ata kanë nisur të ndezin flakadanë, të cilët dihet se nuk i kanë marrë nga Holanda, pasi kanë kaluar kontrolle në dy aeroporte, por siç duket i kanë siguruar në Shqipëri.

Tifozeria nuk e ka respektuar thirrjen që është bërë nga autoritetet që të qëndrojnë në zonën e përcaktuar, por vijojnë të ecin drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Me një slogan në dorë “Il barbari”, ata vijojnë rrugën, duke kënduar këngë të skuadrës së tyre të zemrës.



4 Comments

  1. Dhe mendo qe nuk dine se kush jane barbaret e vertete!!!!
    Disa syresh jane ne zyrat prane rrugeve ku kalojne!

  2. Po pse cfarë priste policia që ti ftonte të qëndronin te zona e përcaktuar dhe ata ta respektonin ftesën!?? A jeni në vete? Nëse nuk kërcet shkopi i gomës në kurriz ata holiganë do të rrihen me ultrasit e Romës! Atëherë do të jetë shumë më keq për ti përmbajtur!
    Aty duhet gardh me policë të armatosur përndryshe do të shohim shfaqje rrahje masive midis tifozerive!

    1. Ata do djegin qytetin more po ca tifoze. Kur te thyhen dywanet, fillojne bombat molotov dhe te digjen makinat atehere do shohesh ti. Te gjitha i ben psikopati Rama per qejfet e tij vetjake. Keta prandaj si lejuan djemte nga zonat e tjera te Tiranes te vijne ne qender dhe ndakuan udhetimin nga rrethet se kishin frike se do jua shtypnim koken.Qeveri plehrSh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *