• |
ide | kryesore

Video/ Mediat italiane jehohë natës së dhunshme para finales: “Frikë në Tiranë”, “60 të arrestuar, 48 romanistë”

-Instant, Sport, Video



Nata e mbrëmshme në kryeqytet me përplasjet e dhunshme mes dy tifozerive, Romës e Feyenoord me policinë ka marrë vëmendjen e mediave të huaja. Gazzetta dello Sport e ka titulluar “Frikë në Tiranë: përplasje të provokuara nga tifozët e Feyenoord, rreth 15 të plagosur”, duke drejtuar kështu gishtin nga përgjegjësit hollandezë.

“Me kalimin e orëve, situata e rendit publik është bërë dramatike në Tiranë, ku finalja e Conference League është planifikuar për mbrëmjen e sotme (e mërkurë) – shkruan gazeta rozë -. Sipas burimeve policore në kryeqytetin shqiptar, të plagosurit janë pesëmbëdhjetë, dymbëdhjetë policë shqiptarë dhe tre tifozë. Dy italianë kanë pësuar lëndime në kokë dhe në fytyrë. Një nga policët është në kushtet e cilësuara si “serioze”.

“Mediaset” ka qenë më informativ në lajmin e publikuar për finalen e
Conference League: “Incidente në Tiranë: 60 tifozë të ndaluar nga policia, 48 janë romanistë”. Megjithatë në raportimin e tyre është evidentuar fakti se mes turmës janë gjetur “shkopa, krik e objekte të tjera të rrezikshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *