• |
ide | kryesore

Vuçiç fton Abazoviçin t’i bashkohet Ballkanit të Hapur

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Zvicër.

Abazoviç, në njoftimin e tij për takimin, tha se vendi i tij është duke bërë u përpjekur që të ketë një politikë bashkëpunuese me qeverinë serbe dhe u shpreh i gatshëm për intensifikim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

“Mali i Zi po bën çdo përpjekje për të promovuar një politikë të bashkëpunimit rajonal, pajtimit, bashkëjetesës dhe kohezionit më të mirë ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Marrëdhëniet me Serbinë janë në prioritet – jemi të gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët”.

Nga ana tjetër, Vuçiç në postimin e tij në Instagram thotë se kanë folur edhe për nismën Ballkani i Hapur dhe se e ka ftuar Abazoviçin që t’i bashkohet në takimin e ardhshëm të tri vendeve anëtare të kësaj nisme, i cili do të mbahet në Ohër, raporton Gazeta Express.

Përkundër që deri tash Mali i Zi ka qenë kundër nismës së Ballkanit të Hapur dhe ka refuzuar pjesëmarrjen, kryeministri Abazoviç është shprehur pro saj, duke thënë se nisma është bërë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq, Abazoviç disa orë më parë ka takuar edhe presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me të cilin folën për qëllimin e përbashkët për integrim në Bashkimin Europian.

Po ashtu, Abazoviç në margjinat e këtij forumi është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. /express



2 Comments

  1. Gabim ka bere Kurti qe e ka takuar AbazoVicin. Ose ndoshta e ka taku per ti thene fjalen e fundit qe mos iu bashko Jugosllavise se Re,qe mos te thote pastaj Abazovici, qe as nuk e bisedoi me mua kete gje Kurti.Bile Dritan Abazovic, ashtu si dyshja tjeter e Minishengenit, nuk eshte i mirepritur fare ne Kosove,keshtu qe mos te vije fare, sic paralajmeroi nje dite,. Po fillon bile te urrehet, sic do urrehet ngga te gjithe shqiptaret,edhe cdo politikan tjeter shqiptar ne Ballkan,nqs ne te ardhmeni bashkohet kesaj ideje.
    Vuco, mos nxitoni kot, se ne Mal te Zi vendos Gjukanovici, aleat 30 vjecar i perendimoreve, dhe as ti, nepermjet presioneve te partive serbe ne Mal te zi, as Abazovici, dhe as ky tjetri, nepermjet dekoratave e premtimeve qe i ben AbazoVIcit. E vetmja mundesi qe SHBA te perkrah perkohesisht Open Balklkan, nqs Serbia largohet nga Rusia (Zoti mos e dhente qe te ndahen nga njera tjetren serbo-kinezo-ruset), ose te njoh Kosoven.Edhe ne kete skenar do jete e demshme per ne shqiptaret dhe sduhet ta pranojme,por, te pakten atehere ia marrim njohjen dhe pastaj gjejme sebep dhe dalim nga Open Ballkan, Por ne kete menyre, pa njohje, pa asgje,kjo eshte tradheti e paster. Bile Rama u tregua “bujar”, i tha Kosoves, bashkohuni me Open Ballkan, se kerkim faljen Serbia do ja jap pasi te bashkoheni, jo tani, se as Gjermania nuk i ka kerku Frances falje menjehere. Kaq shume “bujar ” u tregua ky shoku i Vucos, ne vend qe te thoshte sfutemi as ne si Shqiperi ne Open Ballkan pa njoft Serbia Kosoven, dhe sapo Kosova te futej ne OKB, te dilnim nga Open Ballkan, edhe Shqiperia edhe Kosova.

  2. Abazovici qenka vici i Aleks Sorosit e nuk ka dale me votat e shqiptareve.

    Ne qe kemi Ramen po keshtu nuk na ka mbetur vec te indinjohemi per antishqiptaret ne gjirin tone, sic kane bere historikisht.

    Historia e Hamzait dhe Gjergj Kastriotit qenka mallkimi yne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *