Roma mundi 1-0 Feyenoord në finalen e luajtur në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë dhe fitoi edicionin e parë të Conference League. Kështu verdhekuqtë ae Mourinho thyejnë magjinë dhe arrijnë të ngrenë një trofe pas 14 vitesh mungesë. Për të vendosur ndeshjen mjaftoi goli i Zaniolo-s në minutën e 32-të, i cili ia doli të përfitonte nga pavendosmëria e mbrojtjes kundërshtare. Në pjesën e dytë verdhekuqtë vuajnë shumë me holandezët që goditën dy herë shtyllën, por pa arritur të ndryshojnë rezultatin dhe pas 5′ minutave të shtesës festa romane shpërtheu në Tiranë.
Zaniolo prish magjinë: Roma kthehet të fitojë një trofe europian në Tiranë, Conference League “vishet” verdhekuq
-Instant, Sport, Video
