• |
ide | kryesore

17-vjeçari plagos me armë zjarri 11-vjeçarin në Pukë, e transportojnë me helikopter drejt Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 11-vjeçar u plagos me armë zjarri në Pukë. Raportohet se ai u transportua me helikopter drejt Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se 11-vjeçari me inicialet A.N., është qëlluar nga një 17-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dom të Gjegjanit. Fëmija ka një plagë në këmbë dhe dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *