• |
ide | kryesore

Abazoviç: Do shkoj në takimin e Ohrit të “Ballkanit të Hapur”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takimin e radhës të “Open Ballkan”. Në një intervistë për mediat vendase, ai tha se nuk kishte dëgjuar asnjë argument të vlefshëm se “Ballkani i Hapur” nuk ishte i mirë për Malin e Zi. Ai konfirmoi pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit ku është ftuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

“Unë do të shkoj atje si kryeministër. Mendoj se çdo iniciativë rajonale që mund të përshpejtojë integrimin është diçka që duhet t’a pranojmë. Nëse dikush ka një ide për të zëvendësuar integrimin evropian, ne nuk jemi të interesuar. Por realisht, nuk kam dëgjuar asnjë argument të vlefshëm se pse

Ballkani i Hapur nuk është i mirë për Malin e Zi. Nëse nuk është mirë për një parti apo për një politikan, le ta thonë. Por nuk kam dëgjuar një argument të vlefshëm,” – tha ai.

“Ne duam ta kthejmë ‘lojën’ në favorin tonë dhe të tregojmë se mund të bashkëpunojmë për pikat dhe çështjet që janë me interes të përbashkët” – shtoi Abazovic.

“Do t’ju kujtoj se presidenti Gjukanoviç ka marrë pjesë një here. Një herë ka marrë pjesë edhe ministri i ekonomisë Sekulic. Ka ndodhur më herët. Unë do të shkoj si kryeministër. Personalisht, mendoj se çdo iniciativë rajonale që mund të përshpejtojë “integrimin europian, jo vetëm të Malit të Zi, por edhe të vendeve të rajonit është diçka që duhet ta pranojmë,” – tha Abazovic.

Edhe më herët, Abazoviç ka thënë se ishte pro nismës, së cilës deri më tani i janë bashkuar vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Takimi i radhës do të mbahet në Ohër, në fillim të muajit qershor, por nuk ka ende një datë. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. viç i Vuçiçit. Ti je serb, jo shqiptar, ashtu siç kembërë mbiemrin je dhe vetë. Tradhtar. Vegël. Klluf me zile.

    1. Ja si e nxjerrin koken stafi i Rames. Ate qe kemi muaj qe e themi, qe teknikisht, Rames dhe Maqedonise (se Serbise po), nuk i duhet fare Mali i Zi si pjese e Open Ballkan, por tradhetari Rama, e do Malin E ZI brenda, per ta lene Kosoven si i vetmi shtet qe kundershton nismat rajonale bashkpunuese, demokratike, kozmopolitane te dy shqipfoleseve kozmpolitan por me origjine te dyshimte. Ja pra, ky qe komenton nga stafi i Rames, e tha qarte se pse Rama insiton tek Mali i Zi. Edhe pse ky mjeran ashtu si tradhetari nuk e kuptojne qe po gezohen kot, sepse as Mali i Zi nuk do futet ne Open Ballkan,sepse jo vetem qe Ky uraxhiu Dritan AbazoVic nuk ka peshe fare, se tjeterkushe ben ligjin ne Mal te Zi, por kam pershtypjen qe edhe vete ky tradhetari nr 3 (AbazoVic) po luan lioje te ndyre, ora edhe te kenaq partite serbe ne Mal te zi,edhe t’ua ktheje nderin Edi Rames dhe Erjon Velise qe kane investuar(me “espekte” serviliteti, dekorata, celes tirone) ndaj Abazovicit,) dhe ne fund te thote, une e bera timen, kaq munda kaq bera. Bile bile ndoshta po ben dhe lojen, se eshte marre vesh me Gjukanovicin, por ky duhet ta luaje rolin,. Por qe kjo nuk e shfajqeson dhe nuk e ben me pak tradhetar

    2. Gjithsesi Rama dhe sllavo-ballkano-perendimorsat, ta marrin edhe Malin e zi po te duan, edhe Bosnjen, se Kosova prape jo vetem do mbijetoje, por sic eshte edhe tani me rritjen ekonomike me te madhe ne Europe,shteti me demokratik ne Evropen jugore dhe lindore, do vazhdoje te zhvillohet dhe pa dyshim do behet qendra zhvillimore e Ballkanit, dhe Jo klubi i Open Bllkan, por as vete Rusia, sdo e falimentojne dot. Eshte kocke e forte Kosova or Ramovicsa qe e perkrahni vellazerimin me serbet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *