• |
ide | kryesore

Analiza e Lubonjës/ Ç’ka pas heshtjes së ambasadorëve për rikthimin e Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gjuhës lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka bërë një koment në emisionin “Open” në studion e News 24 për heshtjen e ndërkombëtarëve për zgjedhjen e Sali Berishës si kryetar të PD-së.

“Unë e shtroj problemin ndryshe. Ç’është kjo heshtje e ndërkombëtarëve kur vidhen votat, kur dalin patronazhistët, kur del kryeministri dhe bën deklarata nga më skandalozet për “mediat kazanë”, nuk po i numëroj të gjitha. Ç’është kjo heshtje e ndërkombëtarëve? Përmendet një qëndrim i konsoliduar ndaj Berishës i SHBA-ve.

Mua më duket se kemi “një qëndrim të konsoliduar” në thonjëza të ndërkombëtarëve ndaj Edi Ramës, ndaj këtij regjimi. Atëherë pyetja ngrihet, shqiptarët që duan opozitë ndaj këtij regjimi a duhet t’i konsiderojnë ndërkombëtarët pjesë e kundërshtarëve të tyre ndaj të cilëve duhet të bëjnë opozitë?

Ky servilizmi që heshtën ndërkombëtarët, kjo është një politikë e kultivuar 30 vjet në Shqipëri nga një klasë politike e cila kërkon të legjitimohet me ndërkombëtarët duke vjedhur shqiptarët, nga e cila duhet të shkëputemi.

Sali Berisha nuk është shkëputur, por një opozitë e vërtetë e dua jo si këta, por një opozitë që bashkë me Edi Ramën iu tregon dhe ndërkombëtarëve vendin e tyre, gabimet e tyre se s’po them të bëhemi antiamerikanë. Amerika, Europa kanë bërë gabime pafund gjatë këtyre 30 viteve. Ka 30 vjet dhe tani po e fillokan reformën në drejtësi, sa para u harxhuan? Kë bërë ndonjë autokritikë që këtu ishte gabim?”, – tha Lubonja.

Sipas tij marrëdhëniet e Berishës me ndërkombëtarët rregullohen kur ai të marrë mbështetjen e popullit.

“Marrëdhëniet me SHBA-të rregullohen kur merr mbështetjen e popullit shqiptar. Sa e merr, sa nuk e merr është tjetër gjë dhe i rregullon që ç’ke me të se i rregullojnë amerikanët me ty, boll të marrësh pushtetin. “Non grata” ka qenë dhe Netanjahu, dhe kryeministri i Indisë, por u bënë figura, nuk janë më “non grata”.

Po të isha Lulzim Basha në krye të partisë dhe të më thoshin që duhet të heqësh Berishën, do ju thosha ky është gabim politik, ju duhet të merreni me Edi Ramën që ka 8 vjet në pushtet”, – tha Lubonja. 



11 Comments

  1. Fatos marksisti, i paguar dhe ne sherbim te oligarkeve, tani edhe berishist e kuptoni cfare metamorfoze mund te pesoje njeriu kur shitet.

    1. kur flasin militantet e te shiturit Rama per Shitje. Dhe ke akuzojne?Lubonjen, qe ashtu si Bushati, jane nder te vetmit qe nuk i jane nensshtruar asnje partie dhe kane kritikuar cdo pozite

    2. Haha, i shitur Lubonjë, ka njeri që beson një lamash rilindas si ti kur shan Lubonjë!

  2. Toso beje ca pushime se je teper i lodhur, kokefertesia provinciale per ti analizuar gjerat sipas desheres tende te ka hallakatur, çperqendruar e nervozuar. O Lubonja mos u lodhni kot, Berisha eshte e shkuara Donkishoteste e ju jeni kthyer ne Sanço Panço. Mblidhi mendjen Shqiperise nuk i duhet figura te dale nga komunizmi e te zhytura ne korupsion.

  3. Te gjithe politikanet kane dale nga komunizmi, ku u rriten e formuan, por te kendosh kete avaz eshte injorance. Mos valle Italia, Gjermania, Japonia, etj, te cilat dolen nga nazi-fazhizmi duhet te merrnin politikane nga hena?!

  4. mendoj qe te ashtuquajturit analiste te televizioneve do dueh te distancohen nga politikanet tane pa perjashtim ,ti denojne aktet e tyre si shkaktaret te kesaj demokracie te instaluar ne ALB.
    ne vend qe te zihen me njerin tjetrin dhe t embajne anen e njeri apo tjetrit ……mos e infektoni publikun mos i fusni ide ne koke …politikanet shqiptare jane te gjithe nje e keqe e madhe ….

  5. Lapsi,eshte bere i pa lexueshem!Shkak,jane komentuesit e pa emer,,te shumte,te pa kulturuar,te pa edukuar,te pa sjellshem,por edhe fyes,te pa kuptimte.Ne media-cfardoqofshin ato,sijcili ka te drejten te shperhe mendimet e veta,por pa fyer e share kerkend,e vecanerisht,shkruesin e shrimit.Ne s’te pelqen,mos e vijo leximin,kalo ne faqe tjeter.Fyerjet e sharjet,tregojne vetem fytyren e komentuesit! Edhe Lapsi,duhet te kufizoje,e te mos lejoje komente te tilla.

    1. Po ti me emrin e birit te zotit, lexon artikujt apo komentet?
      Cdo kush komenton si i do qejfi, ti mos i lexo ne se s’te pelqejne.

  6. Ndersa lubonja ka fituar cmimin prince claus per luften e vazhdueshme per demokraci, patronazhistet i sulen per te fitu sufllaqet e rames

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *