• |
ide | kryesore

Ceferin del në krah të PSG, i nxjerr inatin Real Madrid: “Indinjohen për Mbappé, por oferta e tyre ishte e ngjashme”

-Instant, Sport



Aleksander Ceferin ka ndërhyrë edhe për çështjen e rinovimit të Kylian Mbappe me Paris Saint Germain dhe nuk kursen shigjetimin ndaj Real Madridi dhe Florentino Perez: “As Real Madrid dhe askush tjetër nuk mund t’i thotë UEFA-s se çfarë të bëjë – tha numri një i UEFA-s në një intervistë për BBC -. Ata janë të indinjuar nga një këndvështrim i caktuar, por, me sa di unë, oferta e tyre ishte e ngjashme me atë të PSG-së”. Ceferin nuk ka humbur rastin të kundërshtojë një prej tre klubeve iniciatore të të famshmes Super League, duke mbrojtur interesat e mikut të tij Al Khelaifi.

Pas rinovimit të kampionit francez, të mbuluar me ar nga parisienët, La Liga kishte sulmuar ashpër presidencën e klubit nga Katari, duke e quajtur Nasser Al-Khelaifin “një rrezik për futbollin evropian”. Në një deklaratë zyrtare Federata spanjolle e akuzoi atë për “shkelje të rregullave aktuale të kontrollit ekonomik të UEFA-s dhe të Francës” dhe i kishte etiketuar veprimet e tij si “një fyerje për futbollin”.

Ceferin, i njohur si shumë i afërt me Al-Khelaifin, nuk është dakord me konstatimin e spanjollëve: “UEFA ka rregulla mjaft të rrepta të Fair Play financiar. Ata që respektojnë rregullat tona janë të mirëpritur në garat tona, ata që nuk respektojnë rregullat jo. E kam thënë shumë herë dhe e përsëris, ata duhet të gjejnë një arsye pse nuk duhet të jenë pronarë të një klubi (duke iu referuar fondit sovran të Katarit). Thonë se klubet i përkasin tifozëve, por nuk mendojnë se shumë klube kanë pronarë nga SHBA, disa nga Lindja e Mesme, të tjerë nga Anglia. Pra, është saktësisht e njëjta situatë dhe unë jam shumë i lodhur nga këto akuza pa baza konkrete”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *